Stine për ish-të dashurën: Unë dhe Roza kemi thyer tabu në Shqipëri

Mediale Vip

Stine për ish-të dashurën: Unë dhe Roza kemi thyer tabu në Shqipëri

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 19:14

Stine, këngëtari dhe kantautori i njohur, është rikthyer në vëmendjen e publikut nëpërmjet formatit "Dance With Me" dhe siç duket po e shijon këtë eksperiencë si diçka që të ofrohet vetëm njëherë në jetë.

Dashuria për skenën dhe kërcimin e vuri artistin përballë një dashurie të shkuar tashmë, siç është ndjenja që mbetet për një dashuri të vjetër. Roza, ish-partnerja e tij në jetë, tashmë është partnere në kërcim dhe Stine, ashtu si edhe Roza deklaroi para pak javësh, është me fat që ka në krah një partnere si ajo.

Por jo vetëm në kërcim: “Roza është vajzë me shumë energji dhe shumë e talentuar në profesionin e saj, por edhe në kërcim. Ajo është përmirësuar gjithnjë e më shumë dhe kjo, falë përkushtimit dhe seriozitetit që ka për këtë spektakël. Për mua personalisht është fat të kem si partnere një vajzë kaq fashion si Roza, por edhe siklet që të kem një ish të dashur po si Roza. Gjithsesi, me këtë lëvizje që kemi bërë, si unë edhe ajo, kemi thyer tabutë e shumë çifteve në Shqipëri, që pas një historie as që nuk ekzistojnë dhe as që duan t’ia dinë për njëri-tjetrin. Unë mendoj se pas çdo historie ekziston një shoqëri në një mënyrë apo një tjetër” – tregon Stine pwr "Paloma", duke shtuar se shpeshherë i vjen në ndihmë Rozës edhe pas provave.

Ambicia e tyre shkon larg. Pse të mos jenë ata fitues? “Pse jo? Deri tani kemi treguar që jemi shumë mirë dhe kandidatë të fortë.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat