Flori nuk hesht për Ballistin: Lirojeni, serbët po na marrin krenarinë (Video)

Mediale Vip

Flori nuk hesht për Ballistin: Lirojeni, serbët po na marrin krenarinë (Video)

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 13:57

Këngëtari shqiptar, Flori Mumajesi, në mënyrë shumë të fuqishme e ka përkrahur Ismail Morinën i njohur si Ballisti, i cili është arrestuar nga autoritetet shqiptare një ditë para ndeshjes Shqipëri – Serbi.

Ismail Morina akuzohet për një varg veprash penale që i konsideorn shteti shqiptar, por ai duhet të amnistohet sipas shumë njerëzve.

Një prej tyre është edhe Flori Mumajesi, që ka kërkuar mirëkuptim për Ballistin, pasi ai bëri krenar një komb të tërë më 14 tetor të vitit 2014.

Ja postimi i plotë i Florit:

Autochthonous Per 24 ore te bejne hero dhe per 24 ore te rrezojne perseri?! Keta jemi ne?! Nuk jam ndjere kurre me shume krenar ne jeten time se ajo dite qe u ngrit ai flamur ne mes te Beogradit… Sot kur e shikoj ne lajme Ismail Morinen me behet akoma edhe me e hidhur humbja, prandaj zgjedh te mos hesht per shqiptarin tim, patriotin e vertete dhe me te kercenuar ne shqiptari per jeten e tij. Ne nuk kishim mundesi ta mbronim jeten e tij, prandaj mbase dhe ai nuk kishte zgjidhje tjeter per tu vetmbrojtur. Mbase edhe une do te beja te njejten gje, cilido nga ne mbase do ta bente, por sot te pakten kemi mundesi qe sado pak ta mbrojme lirin e tij. Mjafton vetem te mos heshtim! Ne jemi te lire ndersa ai jo! Kete here mundemi ta mbrojme ate duke i harxhuar 2 minuta nga jeta jone ne mbeshtetje te tij sepse nganjehere populli eshte gjygjtari i vertet. Ismail Morina ''BALLISTI'' nuk eshte kriminel. Personalisht kur e pash ne lajme pas hekurave dhe i kerkuan te heqe bluzen e kuqe me Shqiponje, ndjeva se serbet nuk fituan vetem ndeshjen, por po fitojne edhe ate copez krenari te cilido nga ne, te cdo shqipetari.

A video posted by Flori✅ (@iamflorimumajesi) on


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat