Selena Gomez rrëfen se i është nënshtruar kemioterapisë

Mediale Vip

Selena Gomez rrëfen se i është nënshtruar kemioterapisë

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 09:13

Dy vite më parë, për Selena Gomez qarkulluan shumë thashetheme se kishte varësi nga droga, por kjo në fakt nuk ka qenë aspak e vërtetë. Selena ka treguar për problemet me shëndetin dhe se si përfaqësuesit e saj arritën ta mbanin të fshehtë për mediat.

Gomez ka zbuluar se arsyeja pse bëri një pushim dy vite më parë, ishte sepse i’u desh t’i nënshtrohej kemioterapisë pasi ishte diagnostikuar me lupus. Kjo është hera e parë që 23-vjeçarja flet për luftën me sëmundjen autoimunitare nga e cila është prekur rreth dy vite më parë. “Kjo ishte arsyeja e që mu desh të tërhiqesha. Mund të kisha pësuar një infarkt,” ka thënë artistja për “Billboard”.

Ajo ka shpjeguar se për shkak të sëmundjes, në vitin 2013 dhe 2014 është detyruar të anulojë turin e saj në Azi dhe Australi. Gjatë kësaj kohe, u përfol se ajo mund të ishte në rehabilitim për shkak të ndonjë varësie.

“Doja aq shumë të thoja: Ju nuk i’a keni idenë. Unë jam në kemioterapi. Jeni maskarenj. Nuk e shihja dot veten derisa m’u rikthye vetëbesimi dhe ndihesha e qetë”, ka thënë këngëtarja.

23-vjeçarja ka pozuar së fundmi nudo për coverin e albumit të saj të dytë, këngët ë të cilit reflektojnë këtë përiudhë dhe rikthimin e vetëbesimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat