Nuk dëshiron më të luaj James Bondin

Mediale Vip

Nuk dëshiron më të luaj James Bondin

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 08:37

Për magazinën britanike Time Out, 47 vjeçari ka dhënë një deklaratë të prerë në lidhje me angazhimet e tij rreth filmit James Bond.

Daniel Craig, i cili në dhjetë vitet e fundit ka luajtur rolin e spiunit 007, ka thënë për mediat britanike se më nuk dëshiron të luaj në këtë film serik.

“Momentalisht më me dëshirë do ta thyej këtë gotë dhe do ti pre venat në këtë gotë. Me asnjë çmim nuk dua të luaj më Bondin. Me këtë e kam përfunduar. Mjaft është. Krejt ajo çka dua është që të vazhdoj tutje”, ka thënë ai.

Kujtojmëp se aktorin britanik do ta shohim në rolin e James Bondit në filmin të titulluar “Spectre”, i cili në kinematë botërore do të vije në muajin nëntor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat