Jared Leto kalon ylberin

Mediale Vip

Jared Leto kalon ylberin

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 00:55

Nuk është gjithmonë diçka e bukur për t’u parë, por Jared Leto vesh çfarë t’i dojë qejfi dhe përsëri duket super…zakonisht. Leto po bënte shëtitjen e tij të pasdites në New York duke shfaqur shijet e tij rozë nga të cilat duket se ende nuk ka hequr dorë.

Basti jonë është që ai po kthehej nga xhirimet e Suicide Squad, filmi i shumëpritur i verës së ardhshme ku aktori fitues i çmimit Oscar do të portretizojë të paparashikueshmin Joker. Po të gjykojmë nga veshja, është edhe më i paparashikueshëm se çfarë mbanim mend nga hera e fundit. Nëse dita e bukur duket që në mëngjes, kot që e presim filmin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat