Jam totalisht natyrale (Foto)

Mediale Vip

Jam totalisht natyrale (Foto)

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 9 tetor 2015 Në ora: 22:41

Dua që fillimisht të kem një përfaqësim dinjitoz të vendit tim, e dyta ta shijoj pjesëmarrjen në një nga eventet më të rëndësishme të bukurisë në botë, e të tjerat le të mbeten suprizë.

Ka një bukuri sikur e ke pikturuar me dorë, duket e brishtë por mjaft simpatike madje edhe e sigurt e fjalë pak në atë që thotë. Si një Hirushe, është kjo vajza nga Fushë-Kruja e cila javë më parë u shpall si e më e bukura në evenimentin “Miss Univers Albania 2015”, mbajtur në Tiranë. Miss Megi Luka rrëfen për “Bota sot” me embëlsinë dhe qetësinë që e karakterizon momentet e kurorëzimit të saj, mbështetja e madhe e familjes, frika apo jo nga konkurenca e vajzave të bukura, si dhe a ka nisur të mendojë për eventin më të madh botëror atë të “Miss Univers”.

“Bota sot”: Si po shkojnë ditët e para si më e bukura e Shqipërisë?

- Kanë kaluar vërtetë shumë shpejt ditët që nga mbrëmja ku u kurorëzova si “Miss Universe Albania”. Është ndjesi vërtetë e bukur të nisesh çdo ditë me komplimente të bukura. Ditët e para kanë pasur një ritëm marramendës, çdo ditë me intervista të ndryshme dhe me ftesa në emisione televizive. Në fillim ndihesha pak konfuze, pasi nuk mund t’i ktheja përgjigje të gjithëve, por me mbështetjen e njerëzve të afërt mendoj se ja dola me sukses dhe po i shijoj në maksimum këto ditë.

“Bota sot”: Të kujtohet se kush të tha nga familja që të hysh në këtë konkurs bukurie, po dikush që ishte kundër?

-Mami ishte mbështetja ime kryesore për të marrë pjesë në këtë konkurs, por edhe sigurisht edhe pjesëtarët e tjerë të familjes më dhanë kurajon e duhur.

“Bota sot”: Po të thërrasin tashmë MISS e jo Megi, shoqëria, në rrugë?

- (Qesh).Po. Në fakt e dëgjoj shpesh këtë pseudonim, nëse mund ta quaj të tillë. Madje edhe shoqes time të ngushtë i thonë "shoqja e missit".

“Bota sot”: Kishte vajza të bukura sigurisht në këtë garë, ti sa përqind ishe e sigurt se mund të fitoje?

- Kur merr pjesë në një kompeticion të tillë nuk mund të kesh siguri për fitore, pasi dihet që vajzat që marrin pjesë janë të gjitha të bukura.

“Bota sot”: Ishte ndonjëra nga vajzat që ndoshta nga xhelozia as nuk të takoi më për ta uruar fitoren?

- Vetëm njëra nga vajzat erdhi më uroi, Niki, vajza që mori çmimin “Vip Magazine”.

“Bota sot”: Disa zëra thonë se Megi nuk është origjinale, ka një ndërhyrje e vërtetë, komentohen buzët?

-Po kam dëgjuar rëndomë komente të tilla, por unë jam totalisht natyrale.

“Bota sot”: E ata që thonë se vajzat e bukura nuk janë të zgjuara, gabojnë rëndë kur fusin aty edhe emrin tënd?

- Mendoj që janë legjenda urbane.

“Bota sot”: E ofertat kanë nisur të vijnë, a ka ndonjë që po të tundon më shumë?

- Sigurisht që kanë ardhur, por për momentin nuk dua të bëj publike asgjë.

“Bota sot”: Ke nisur të mendosh për “Miss Universe” ku do të përfaqësosh Shqipërinë në botë?

- Sigurisht, që në momentin që mora kurorën nisa të mendoj për përgatitjet.

“Bota sot”: Po për çmimin që do të doje të fitoje, nëse jo të parin cilin?

-Dua që fillimisht të kem një përfaqësim dinjitoz të vendit tim, e dyta ta shijoj pjesëmarrjen në një nga eventet më të rëndësishme të bukurisë në botë, e të tjerat le të mbeten suprizë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat