Silvester Stallone, ankandi i sendeve me vlerë të aktorit (Foto)

Mediale Vip

Silvester Stallone, ankandi i sendeve me vlerë të aktorit (Foto)

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 20:19

Sende dhe veshje të ndryshëm të përdorura nga ylli i Hollivudit, Silvester Stallone, janë ekspozuar në Londër, përpara se të dalin në ankand brenda këtij viti në Los Anxhelos.

Stallone do t’i nxjerrë në ankand veshjet dhe objektet e përdorura në disa nga filmat e tij më të famshëm si “Rocky” dhe “Rambo” dhe vlera e tyre, sipas organizatorëve, përllogaritet të shkojë deri në 6 milion dollarë.

Fansat e aktorit do të kenë mundësi të shohin rreth 1400 sende personale, si kostume të veshura nga ylli i Hollivudit në filmat e tij, përfshi këtu edhe xhaketën e tij të zezë të lëkurës që Stallone e ka veshur tek Rocky Balboa dhe rripin që mbante në kokë tek Rambo.

Sendet personale do të dalin në shitje në dhjetor në Los Anxhelos, por ato fillimisht janë ekspozuar në Londër.

“Nuk di sa do të arrijë vlera përfundimtare e sendeve por sipas një përllogaritjeje që kemi bërë mund të shkojë nga 4-6 milionë dollarë”, tha drejtori i ankandit Mike Gutierrez, kur u pyet se sa mund të arrinte shuma e ankandit.

“Është e vështirë të përcaktohet vlera sepse Stallone nuk ka shitur asnjëherë ndonjë nga sendet e tij personale”.

Gutierrez tha se gjatë ankandit mund të jetë edhe vetë aktori.

“Ai do të përfshihet në promovimin e ankandit, dhe besoj se do të jetë edhe vetë i pranishëm.”

“Do të ketë letra për prejardhjen e Stallones. Këto të gjitha janë pjesë të një pazëlli që do të marrë një vlerë tjetër dhe do ta bëjë edhe më të çmuar nga sa është vlerësuar në fillim.”

E ndërsa sendet më me vlerë të tij kanë dalë në ankand, Stallone vazhdon xhirimet e filmit “Rocky”, seritë e të cilit vijojnë që prej vitit 1976 ndërsa filmi i tij i ri “Creed” pritet të publikohet në muajt e ardhshëm.

Ankandi do të zhvillohet më 18-20 dhjetor dhe një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për bamirësi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat