Daniel Craig tallet me Kanye West. Agjenti 007 gjatë një interviste të fundit ka ironizuar Kanye West duke thënë : "Pse jo, ai mund të kishte interpretuar rolin e James Bond në serinë e re".
Craig shprehet se West mund të bejë disa gjëra pralelisht si: muzikë, modë, etj. Ylli i 007-tes ka provokuar më tej, duke shtuar se, përderisa familja e West është më e famshmja në Holliwood edhe për shkak të bashkëshortes Kim, përse jo të mos ishin pjesë e SPECTRE.
Në këtë mënyrë, aktori ka lënë të kuptohet se në disa raste mjafton të jesh i famshëm për të bërë gjithçka, edhe kur nuk ke talentin për diçka të tillë!