Travis Barker: Rita Ora, e mrekullueshme dhe shumë tërheqëse

Mediale Vip

Travis Barker: Rita Ora, e mrekullueshme dhe shumë tërheqëse

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 00:45

Travis Barker ka folur për ndjenjat e tij ndaj Rita Ora-s duke thënë se ajo është e mrekullueshme dhe shumë tërheqëse.

Në një intervistë të dhënë për “Us Weekly”, bateristi 39-vjeçar, ka dhënë mendimin e tij për këngëtaren shqiptare, të cilën e ka takuar për herë të parë më 20 shtator në “Poëer 106 All-Star Game” në Los Angeles.

Duke shpjeguar rreth mënyrës se si ata janë takuar, ai ka thënë: “Unë performova me Tyga dhe Kid Ink. Ne u takuam në momentin që po largoheshim pasi kemi një mik të përbashkët, Willie T. Në atë moment bëmë një foto me njëri-tjetrin dhe dukej qartë se ajo është e mrekullueshme dhe shumë tërheqëse”.

Bateristi ka shtuar gjithashtu se janë në hapat e parë të romancës së tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat