Zbulohet letra që e dashura i la Jim Carrey-t para se të vetëvritej

Mediale Vip

Zbulohet letra që e dashura i la Jim Carrey-t para se të vetëvritej

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 15:49

Para se t’i jepte fund jetës, Cathriona White i ka lënënjë letër lamtumire të dashurit të saj, aktorit Jim Carrey. Vajza irlandeze, e cila u gjet e vdekur në 28 shtator, dy ditë pas përvjetorit të vdekjes së babait të saj, i ka lënë një mesazh të shkurtër Carreyt, ku shkruante: “Jim, të dua. Të lutem më fal”.

Një burim i afërt me familjen thotë se në letër ishin shkruar edhe fjalët: “Unë nuk jam për këtë botë”. I njëjti burim u ka thënë medieve amerikane se 30-vjeçarja i ka kërkuar aktorit 53-vjeçar të kujdeset për ceremoninë e varrimit dhe familjen e saj.

Ndërkohë, ditët e fundit është mësuar se Cathriona ishte ende e martuar me Mark Burton kur u nda nga jeta. Edhe pse jetonin të ndarë, procedurat e divorcit nuk kanë përfunduar ende dhe kjo i jep të drejtë atij të vendosë nëse trupi i saj do të kthehet nga Irlanda për tu varrosur në SHBA. Carrey pritet të fluturojë drejt Irlandës për të organizuar udhëtimin e fundit të së dashurës së tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat