Diellza Kolgeci: Pushimet e mia zgjasin dy muaj

Mediale Vip

Diellza Kolgeci: Pushimet e mia zgjasin dy muaj

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 08:02

Ajo njihet si një nga femrat më seksi që ka ekrani sot. Diellza Kolgeci po bën pushime në bregdetin turk, ndërsa në Facebook ka postuar edhe foto nga pushimet ku duket mjaft në formë. Në një bisedë të shkurtër për suplementin tonë, ajo tregon mbi pushimet që sipas saj zgjasin dy muaj: ‘’Pushimet e mia zgjasin nga dy muaj, sepse i kam nisur që nga muaji maj. Punoj gjatë pranverës, vjeshtës e dimrit, ndërsa verën ia fali vetes, e meritoj.

Pushimet si çdoherë i bëj pushime tamam, tash jam në Bodrum. Nuk kam dëshirë të flas për çmime, madje edhe kur më pyesin për veshjet, më duket shumë banale kjo gjë. Çdo njeri apo familje kur shkon në pushime, bën plane për të shpenzuar dhe është e kuptueshme, por unë pushimet i kaloj duke shëtitur nëpër vende që nuk i kam parë, duke notuar e duke u argëtuar me sporte uji e jo duke bërë shopping si shumë femra’’, shton në fund Kolgeci.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat