I dashuri i Kylie Minogue, i martuar?!

Mediale Vip

I dashuri i Kylie Minogue, i martuar?!

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 19:14

Në një intervistë të dhënë në muajin maj, Kylie është shprehur se e ka shumë të vështirë të gjejë një mashkull për shkak të karrierës së saj. “Bashkëshorti im duhet të kuptojë punën që unë bëj pasi është pak e veçantë”, ka thënë këngëtarja.

Por duket se Kylie jo vetëm ka gjetur një mashkull, por edhe shumë më të ri në moshë. Kylie është takuar me aktorin britanik Joshua Sasse, 27-vjeç, teksa kanë qenë duke xhiruar një pjesë në muzikalin “Galavant’.

Por gjithçka bie poshtë pasi, sipas revistës “Heat”, Joshua është fotografuar në “New York Fashion Week”, teksa mban në gishtin e tij një unazë martese. Gjithashtu në një intervistë të dhënë në muajin gusht, ai ka përmendur bashkëshorten e tij, duke konfirmuar kështu që ai është i martuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat