Pas “Dance with me”, Veseli me një tjetër projekt

Mediale Vip

Pas “Dance with me”, Veseli me një tjetër projekt

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 19:10

Vesel Kurtishaj është njëri nga më të preferuarit e momentit nga publiku shqiptar.
Djaloshi simpatik, i cili arriti fitoren në edicionin e fundit të “Big Brother Albania”, ka disa javë që pjesë e ekranit është bërë sërish përmes spektaklit të kërcimit “Dance with me”.

Në këtë garë kërcimi, që duket se e ka marrë shumë seriozisht, Veseli është çift me këngëtaren e famshme Albërie Hadërgjonaj, me të cilën arritën të shpallen mbretër që në natën e parë të kësaj gare.
Për mediat shqiptare prizrenasi ka zbuluar se edhe pas përfundimit të “Dance with me” ai do të jetë pjesë e medias me një projekt që ka preferuar ta mbajë sekret deri në realizimin e tij.

Ndryshe Veseli gjatë qëndrimit në Tiranë, është duke bashkëjetuar me të dashurën e tij Tean, po ashtu një nga konkurentet e “Big Brother”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat