VIP-at i luten Zotit për fitore

Mediale Vip

VIP-at i luten Zotit për fitore

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 7 tetor 2015 Në ora: 14:46

Ka javë që ka nisur rrahja e zemrës dhe çdo shqiptar i madh apo i vogël dëshiron që ndeshja e cila do të luhet nesër në mes kombëtares shqiptare dhe asaj serbe, të jetë një fitore e madhe për djemtë tanë kuq e zi. Edhe personazhet e njohur publikë kanë vendosur se ku do të jenë për ta ndjekur këtë ndeshje dhe mezi presin një fitore. Ne i pyetëm ata madje edhe si e parashikojnë rezultatin në këtë ndeshje dhe ata për gazetën “Bota sot” folën me kënaqësi dhe plot emocione në prag të kësaj ndeshje.

Aurela Gaçe : Unë do të jem në stadium e kam thënë dhe e stërthem e mbështes kombëtaren në çdo lloj faze në të mirë e në të keq. E si do ta doja unë rezultatin? Po nëse do të jem në stadium si mendon? Po normal që dua fitore. Por edhe një herë e përsëris, i mbështes kurdo e kudo.

Artiola Toska: Jam në Itali, dhe atje do jem me atë datë. Nga atje do ta ndjek dhe i lutem Zotit me fitore për ne.

Greta Koçi: Nuk kam vendosur ende, po besoj se me familjarë dhe të afërm do ta ndjek ndeshjen. Eh si e parashikoj? Besoj në një fitore të madhe për kombëtaren tonë dhe të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.

Gena: Unë do të jem aty në stadium me 3 miqtë e mi si dhe me kolegët Endri Prifti dhe Aurela Gaçe me bashkshortin e saj !Normal që parashikoj fitore, por dhe sikur kombëtarja mos fitoj, ata prapë do jenë në zemrën e çdo shqiptari. Ne do jemi aty për t’i inkurajuar lojtarët tanë, por dhe për t’i treguar gjithë botës që mbi të gjitha shqiptarët dinë të luajnë futboll pa përdorur sharje, ofendime dhe racizëm! Ky është momenti që të gjithë të tregojmë se një lloj futbolli është thjeshtë një lojë dhe asgjë më tepër.

Valbona Mema: Patjetër që me fitore, do e ndjek me shoqërinë një një ambjent, jo në stadium.

Genc Prelvukaj: Unë do ta përcjelli ndeshjen nga stadiumi në Elbasan. E parashikoj si ndeshje shumë të vështirë, me shpresën të fitojmë.

Gold Ag: Do të gjendem në Shqipëri dhe do ta pres fitoren sikur Pavarsinë e vendit. Dashtë Zoti që t’i mposhtim edhe në vendin tonë armiqtë shekullorë, por vetëm me lojë të zjarrtë dhe pa asnjë incident të mundshëm. Le ta sheh bota që ne jemi ata që respektojmë mysafirin, edhe nëse është fjala për armikun.

Zajmina Vasjari: Do ta ndjek në stadium dhe kam besim në fitoren e kombëtares.
Meda: Unë do ta përcjelli në shtëpi në mënyrë të organizuar me shokë dhe miqtë e mi, me pa mundësi që të paisemi të gjithë me bileta për këtë ndeshje, unë kam vendosur që të rri me shokët e mi në mbështetje të Kuq e Zi-ve tanë. Sa i përket ndeshjes jam shumë optimist që Shqipëria do të dalë me fitore nga fusha dhe do t’na shpërblejnë edhe me 3 pikë të vlefshme .Unë besoj që në këtë ndeshje nuk do të ketë as më të voglin ekses, sepse shqiptarët në konakun e vet nuk i bie askujt pas shpine, e t’i tregojmë të gjithëve se ne jemi europianë. Forca Kuq e Zi!.

Jeta Faqolli: Unë nuk jam fance e futbollit në përgjithësi, por dy vitet e fundit jam bërë për kombëtaren tonë, madje nje fance e zjarrtë. Do doja shumë ta ndiqja në sdadium, por vështirë të gjesh bileta!

Labinot Gashi-Me plot dëshirë kisha pas qef të isha në stadium, por e pamundshme, e kështu që “live” nga Prishtina do ta shikoj. Pres si gjithë shqiptarët e tjerë FITORE.

Albijona Muharremaj : Dua të vij në Tiranë ta ndjek ndeshjen atje. E shpresoj që do të fiton Shqipëria.

Big Mama: ''Unë nuk jam edhe aq fanse e flaktë e futbollit por kur bëhet fjalë për kombëtaren shqiptare sigurisht që emocionet dhe adrenalina shkon në skaj të botës, do doja që të dalim fitues edhe atë fitues apsolut vetëm e vetëm që të tregojmë që jemi të fortë në të gjitha aspektet, do ju dëshiroja lojtarëve të kombëtares shumë sukses dhe shëndet e të na bëjnë krenarë si gjithmonë, lojën do e ndjek diku me miqtë e mi, do doja të dalim 2:0 për ne''.

Sinan Hoxha: Do të jem në “Elbasan Arena”, kam marrë 5 bileta dhe do të jem bashkë me disa miq që vijnë nga Gjermania. Ndeshja del 2:0 për kombëtaren tonë ishalla.

Ervin Bushati: Nuk do e ndjek në stadium, por do mblidhemi me shoqëri ta ndjekim, siç bëjmë shpesh në një nga lokalet e Tiranës. Është ndeshje me shumë emocione që të lë pa frymë. Shpresoj të fitojmë pse jo.

Dafina Dauti: Po do ta ndjek dhe po e pres me padurim. Jemi bërë gati bashkë me shoqëri do ta shikoj ndeshjen këtu në një nga lokalet në qytet dhe po shpresoj shumë në rezultatin 2:0 për Shqipërinë. O tani o kurrë, jemi shumë të motivuar kësaj radhe, edhe ne ekemi fituar luftën e jo nuk po e fitojmë lojën.

Don Granit Shala: Për fat të keq do ta shikoj nga së largu me shumë shokë Shqipëri vs Serbi. Unë besoj në kombëtaren dhe ju them djaloshave: “O sot o kurrë”.

Neki Emra: Sa i përket ndeshjes Shqipëri-Serbi, mund të them që realisht është ndeshja më e rëndësishme e gjithë historisë futbollistike të Shqipërisë. Është shansi më i madh i krijuar ndonjëherë për kualifikim në Kampionatin Europian. Për mua personalisht ka një rëndësi emocionale, ngase është kundër serbisë. Nëse do më pyesnin a do e kishit dëshirë më shumë të kualifikohemi, apo të kemi fitore ndaj Serbisë, do ta kisha zgjedhur të dyten.

Duke pas parasysh që tani i kemi të dyja mundesite, i lutem Zotit për fitore këtë herë dhe kualifikim. Ndeshjen nuk e kam vendosur ende ku do ta shikoj por kam një ndjënjë që më thotë që ndeshja mund të përfundoj me rezultatin 2-1 në favor të Shqipërisë.





Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat