Nga kush duhet të kenë frikë Serbët? Ju tregon Zaimina! (Foto)

Mediale Vip

Nga kush duhet të kenë frikë Serbët? Ju tregon Zaimina! (Foto)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 23:53

Zaimina Vasjari ka reaguar ndaj shkrimit të një gazete serbe që e konsideronte atë “kërcënim” për futbollistët serbë para ndeshjes ndaj Shqipërisë.

Në artikullin me titull: “Do të jetë nxehtë: Soraja shqiptare kërcënon shqiponjat” (Sqarim: ‘Soraja’ – është fjala për këngëtaren serbe, Soraja Vucelic, më të cilën konsiderojnë se ka ngjashmëri Zaimina; ndërsa ‘shqiponjat’ i quajnë futbollistët e përfaqësueses), gazeta në fjalë e ka përshkruar këngëtaren shqiptare si një tifoze të flaktë të Kombëtares, e cila tashmë e ka blerë biletën dhe mezi po pret ndeshjen.

Në reagimin e bukuroshes, thuhet se serbët nuk duhet të tremben nga ajo, porse nga futbollistët shqiptarë në fushë.
“Kërcënimi i Shqiponjave – Serbët nuk duhet të tremben nga prezenca ime në Elbasan Arena, por nga 11 çunat e Kombëtares”, ka shkruar këngëtarja.
Ajo e ka publikuar edhe një fotografi nga shkrimet e medieve serbe.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat