Avio-kompania ofron helikopter për martesën e Blonës me Dalipin

Mediale Vip

Avio-kompania ofron helikopter për martesën e Blonës me Dalipin

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 14:33

Deklarata e mjekut matjan Dalip Gjoka për dashurinë që ka shpallur ndaj këngëtares Bleona Qereti po bën bujë në mbarë mediat shqiptare. Mjeku nuk lëkundet mbi propozimin për të pasur qoftë dhe një natë të vetme Bleonën si nuse të tij.

Një ditë më parë propozoi që ajo të pozojë nudo në majën më të lartë të malit në Burrel, në malin e Dejes. Duket se propozimi i tij ka marrë përgjigje, jo nga këngëtarja, por një ndihmë për ta realizuar. ‘Shega Trans SHA’ ofron trasnportin me një nga helikopterët e kompanisë Shega Air që të realizojë ëndrrën e Dalip Gjokës., transmeton balkanweb.

“Pas deklaratës së mjekut Dalip Gjoka dhe duke marrë parasysh dëshirën e tij të madhe për tu martuar me një nga këngëtaret më të bukura të skenës Shqiptare, Bleona Qerretin, Shega Air ofron kontributin e saj për realizimin e kësaj ëndrre, duke i ofruar mjekut nga Mati si dhuratë dasme, transportin me helikopter Agusta A109”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat