Don Kingu i Europës

Mediale Vip

Don Kingu i Europës

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 6 tetor 2015 Në ora: 14:03

Jo vetëm një sportist por edhe një personazh shumë i njohur në Gjermani, por atdhedashuria e tij dhje origjina e tij e bëjnë të jetë krenar kudo që është. Është ky boksieri Don Granit Shala. Në intervistën për “Bota sot” ai do të na rrëfejë edhe titullin pse “Don”, e njëkohësisht do të flasë për eventet e boksit që ai bën, prania e tij me personalitete dhe njërëz të rëndësishmë të artist dhe kulturës atje. Një përsonazh shumë i veçantë, që duhet nga të gjithë, falë kontributit të tij në sport dhe jo vetëm, e nesër do ta shohim edhe si aktor. Ky është Graniti i cili tregon për jetën e tij në Gjermani, sukseset dhe mendjen që e ka te vendlindja gjithmonë.

“Bota sot”: E nisim këtë bisedë duke u bërë kureshtarë për paraemrin Don? Pse, e dimë që do të thotë i madh?
-Po pasi fillova të merrem me punën e promotorit në boks dhe që jam edhe edhe më i riu në Europë si menxher dhe promotor, gazetat Gjermane dhe mediat vendosën që unë të quhem Don King i Europës. Ishte vërtetë me shaka, por më vonë shkruan jo Don King, por Don Granit, dhe kështu më mbeti.

“Bota sot”: Jetoni në Gjermani, punoni por edhe merreni me boks, e vërtetë se keni hapur një klub tuajin sportiv?
- Po e vërtetë unë kam klubin tim personal, me emrin “Loxha Boxpromotion” , emrin e fshatit tim nga unë vij.

“Bota sot”: Kur do të jetë ndonjë meç i rradhës dhe me kë?
- Vërtetë është se e kam pasur në nëntor për titull të Europës, por kanë dalë disa pengesa per monentin

Deri tani keni ndonjë titull dhe cilin synoni?
-Jo poR meçi i rradhës do të jetë dhe shpresoj titullin.

“Bota sot”: Ju shohim edhe me personazhë shumë të njohur të spektaklëve atje, dhe persona të rëndësishim çfarë ju lidh?
- Po ne këtu me vëllezër kemi biznisin tonë dhe unë merrem me shumë aktivitete në jetë, dhe prandaj më lidhin shumë gjëra dhe sporti, arti, humanizmi e sidomos ku janë shqiptarët jap kontributin tim.

“Bota sot”: Po bizneset si po ju ecën, e vërtetë se më shumë shqiptarë keni punësuar aty?
- Mirë shumë po kemi nga shumë shtete, por jemi duke e zgjeruar biznisin tonë.

“Bota sot”: Të pengon kur të quajnë pejon, kosovar, apo do të ishte më mirë dhe në rregull vetëm shqiptar?
- Ndoshta, nuk do thoja pengesë, por ata që mua më quajnë kosovarë për mua ata nuk janë atdhetarë.

“Bota sot”: Një djalë sportiv, punëtor dhe simpatik si ti a ka gjetur njeriun e jetës, me kë jeton Graniti?
-(Qesh).Po jam me një shqiptare i martuar, dhe kemi një gocë së bashku.

“Bota sot”: E vërtetë se një ditë mund të shohim edhe në një film? Mund të zbulojmë diçka më shumë?
- Unë kam aktruar tani me Sevdai Radogoshin një film e së shpejti do të dalë, por kemi plan edhe nje film tjetër, por për më shumë informacion do ju lajmëroj.

“Bota sot”: Ke menduar se një ditë mund të kthehesh përgjithmonë në vendlindje?
-Po kam menduar dhe mendoj pa u ndal, dhe shpreoj se një ditë do kthehem.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat