Këngëtarët nga Kosova që janë përballur me drejtësinë (Foto)

Mediale Vip

Këngëtarët nga Kosova që janë përballur me drejtësinë (Foto)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 10:21

Ajo që këto ditë po përballet me drejtësinë është këngëtarja sexy, Fjolla Morina. Kjo e fundit, u ftua të dëshmojë në rastin Sekiraqa si dëshmitare e mbrojtjes. Nuk dihet në cfarë forme Fjolla e mbrojti të akuzuarin për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizes, pasi ajo para dëshmisë tha se dëshiron që deklarimi i saj të jetë pa praninë e publikut në sallë.

Po me rastin Sekiraqa, është e përfshirë edhe këngëtarja Adelina Ismaili dikur e identifikuar, si e dashura e Enver Sekiraqes e më pas e njohur edhe si femra e policit të vrarë, Triumf Rizës. Ismaili, është ftuar shpesh në gjykatë për të dëshmuar lidhur me këtë rast që ka të bëjë me vdekjen e të dashurit të saj, Triumfit për vrasjen e të cilit, akuzohet si i përshfshirë, ai që njihet si ish i dashuri i këngëtares; Enver Sekiraqa.

Me drejtësinë është përballur edhe Tuna. Në veturën e saj gjatë kësja vere, ku ishte edhe ish i dashuri, Cozman, policia shqiptare, gjetën në dy raste sasi të drogës, raporton Mafazina.al. Kjo ishte arsyeja për cka e detyruan këngëtaren nga Shkupi dhe të dashurin e saj, nga Prishtina, të ballafaqëohen me drejtësinë në Tiranë.

Bankën e të akuzuarit e ka “shijuar” edhe Besnik Qaka nga grupi NRG Band i cili kohë më parë u akuzua se kishte pasur marrëdhënie me një vajzë të mitur.

Ledri në cilësinë e viktimës ka dëshmuar në gjykatë për dhunën që ishte ushtruar ndaj tij nga ana e ish të dashurit të Dafina Zeqirit.

Se para ligjit janë të barabartë të gjithë do të kuptojë edhe Blero i cili mban pa leje një allti në banesën e tij. Policia ka konfirmuar se kënëgëtari nuk ka pas leje për mbajten e armëve. Kështu që Blero, në bazë të Kodit Penal të Kosovës, sic raporton Magazina.al, rrezikon të denohet deri në 5 vjet burg.

Situatën më të ndjeshme sa i përket përballjes me drejtësinë e ka pasur Safete Musftafa e cila u mundua ta mbaj në pronësi shtëpinë e saj, pas vdekjes së bashkëshortit. Por këtë pronë nuk ia lejuan familja e burrit, kështu që drejtësia po merret me këtë ngjarje të rrallë në proceset në Kosovë.

Është qesharake arsyeja, por edhe Fatmire Mjaku, ka pasur punë me drejtësinë. Këngëtarja nga Kaqaniku, është akuzuar se ka vjedhur rrymën.
Këta janë në këtë listë, por nuk janë të vetmit. Këngëtarët që do duhej të jenë shembull i mirë për të tjerët, perjashto Safeten në këtë rast, bëjnë të kundërten.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat