Letra e Tupac Shakur në shitje për 225.000 dollarë

Mediale Vip

Letra e Tupac Shakur në shitje për 225.000 dollarë

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 07:53

Një letër e Tupac Shakur, të cilën ai e ka shkruar nga burgu, do të dalë në shitje me një vlerë prej 225.000 dollarësh.
Reperi i “Dear Mama” i ka shkruar një letër Nina Bhadresher, me të cilën ka punuar në “Death Row Records”, ndërkohë që gjykohej për përdhunim në 1995, në të cilën ka treguar se qëllimi i tij ishte të niste një kapitull të ri në jetën e tij.

Në letrën drejtuar Nina-s, reperi shkruan: “Nuk po ja jap këtë informacion asnjë gazete, madje as “Time & Rolling Stone”, kështu që të lutem pasqyroje atë kështu siç është shkruar. Të besoj vetëm ty”.

Reperi, i cili u qëllua për vdekje një vit pasi shkroi letrën, kishte shpjeguar se me lënien e drogës dhe alkoolit, kuptoi mënyrën për të kaluar në një tjetër nivel.

“Shumë njerëz nuk i mbijetojnë nivelit tjetër të një rrugaçi… Ata bëhen të dhënë pas vdekjes. Një lojtar i vërtetë di se si të ecë një hap para. Ti duhet të luash me lojën, mos lejo që loja të luaj me ty. Një lojtar i mirë luan me femrat… një lojtar i rëndësishëm luan me jetën. Një lojtar i rëndësishëm është një mendimtar, një udhëheqës, një ndërtues, një biznesmen, një mësues dhe më e rëndësishmja, një burrë. Dua që të gjithë ta dinë se ka një nivel tjetër”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat