Plas sherri në distancë mes Robert Alisë dhe Albërie Hatërgjonajt

Mediale Vip

Plas sherri në distancë mes Robert Alisë dhe Albërie Hatërgjonajt

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 07:33

Me buzëqeshje dhe pa e ngritur zërin, anëtari i jurisë së “Dance With Me” Robert Alia dhe konkurrentja Albërie Hadërgjonaj kanë sulmuar jo pak njëri- tjetrin.

Pa u përqendruar tek kërcimi dhe lëvizjet e këngëtares, Alia u shpreh se nuk mund t’i jepte pikë, pas ajo e ka përgojuar pas krahëve.

“Do të kisha dhënë më shumë se pesë pikë nëse Albëria nuk do të fliste pas kurrizit tim”, është shprehur ai.

Këngëtarja kosovare e cila në këtë show vallëzimi kërcen me Veselin i është përgjigjur me ironi duke thënë: “Si mund të mos flas për një karamele pa ambalazh si koka jote”.

Më tej Alia vazhdoi duke thënë se në spektakël duhen vënë kritere.

“Jemi artistë, s’ka nevojë për thashetheme”,- e ka mbyllur Alia përplasjen me kunja, dhe po kështu ka bërë edhe Alketa.

Moderatorja e spostoi menjëherë vëmendjen tek numri pasardhës për ta kaluar situatën e sikletshme.

Ç’të ketë thënë vallë Albëria që e ka vrarë kaq shumë Robertin?!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat