Brad Pitt tymos marijuanë nga stresi

Mediale Vip

Brad Pitt tymos marijuanë nga stresi

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 07:27

Aktori hollivudian Brad Pitt nuk po kalon një periudhë të qetë.
Mediat e huaja shkruajnë se ylli i kinemasë është tejet i stresuar nga angazhimet e shumta në profesion dhe në familje.
Përveç punës, Brad i kushton dhe shumë kohë përkujdesjes për fëmijët duke ndihmuar kështu bashkëshorten e tij Angelina Jolie.
Mirëpo e gjithë kjo ngarkesë i ka shkaktuar atij një stres të madh. Për këtë arsye Brad i është kthyer zakonit të dikurshëm.
Ai ka nisur të tymosë sërish marijuanë. Në deklarata të ndryshme aktori ka theksuar shpesh se nuk është përdorues i drogave, mirëpo marijuana bën përjashtim.
Prej shumë vitesh Brad kishte hequr dorë prej saj, pasi Angelina nuk e pëlqente.
Mediat amerikane shkruajnë se tani aktori po tymos, madje ka krijuar një ambient të veçantë enkas për këtë në mënyrë që të jetë larg syve të fëmijëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat