Gwyneth Paltrow i bën gjërat serioze (Foto)

Mediale Vip

Gwyneth Paltrow i bën gjërat serioze (Foto)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 00:33

Ndërkohë që ish bashkëshorti i saj, Chris Martin, nuk po gjen rehat në jetën e tij sentimentale me shumë ndarje e bashkime, duket se e kundërta ka ndodhur për aktoren Gwyneth Paltrow. 42-vjeçarja i ka marrë gjërat shtruar dhe i ka hedhur hapat e sigurt duke qenë se lidhja me producentin Brad Falchuk sa vjen edhe forcohet. Cifti ka filluar të frekuentohet që prej gushtit të vitit të kaluar dhe më në fund pas më shumë se një viti, Gwyneth ka postuar një foto të tyren në Instagram.

I pyetur së fundmi nga revista "People", Brad ka treguar se me Paltrow marrëdhënia është e shkëlqyer dhe çelësi për këtë duket se është të mos ngatërrosh jetën personale me atë profesionale. Ja një këshillë e vlefshme nga Brad!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat