E vërteta e letrës publike për Bleonën

Mediale Vip

E vërteta e letrës publike për Bleonën

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 22:00

Ai nuk është fansi i vetëm, i cili çmendet për këngëtaren shqiptare Bleona Qereti, e cila ka preferuar që karrierën e saj, viteve të fundit ta zhvillojë larg Shqipërisë.

Megjithëse baba i dy vajzave dhe gjysh i një mbese, pediatri 64-vjeçar nuk ka nguruar t’i propozojë këngëtares, nëpërmjet një letre të bërë publike në shtypin e përditshëm.

Madje, ai nuk është interesuar as për paragjykimet e matianëve në qytetin e vogël të Burrelit. Kjo është shumë pak, para ndjesisë që i shkakton imazhi i këngëtares seksi. E vetmja dëshirë e tij është fillimi i diçkaje të re në jetën sentimentale.

Kjo fundjavë ka qenë intensive për Dalipin, kjo për shkak se vetë Bleona i është përgjigjur me një foto nga Moska, duke thënë se ai është një ditë me vonesë dhe se ajo tanimë e ka gjetur burrin.

Megjithë pamundësitë e kësaj historie dashurie, sërish Dalipi është i bindur të vazhdojë përpjekjen e tij dhe pse jo, të ketë edhe një fëmijë me këngëtaren.

Në letrën e shkruar për nusen e re, ashtu siç edhe e quan, ai vë në pah talentin e saj si këngëtare dhe sigurisht edhe bukurinë e Qeretit, duke thënë:

“Për mua, Bleona ka sakrifikuar shumë për talentin e saj dhe, jo se shpreh keqardhje për të, por më shtyn dhe dua të bëhem mbështetja e plotë e saj. Kështu i bëra pyetjen vetes se, çfarë mund të bëj unë për Bleona Qeretin dhe familjen e saj, për t’ua lehtësuar sadopak brengat, për faktin se nuk e kuptojnë aq sa duhet shpirtin e saj të lirë këtu në Shqipëri. Për mua mbetet një person i veçantë, sepse ka jo vetëm bukuri fizike, por edhe bukuri intelektuale. Nuk po e bëj aspak për egoizëm, por me zemër dua të jap kontributin tim për këtë artiste të madhe”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat