Michelle Hunziker, në pritje të fëmijës së katërt? (Foto)

Mediale Vip

Michelle Hunziker, në pritje të fëmijës së katërt? (Foto)

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 21:54

Me syze dielli dhe me një xhaketë me ngjyra, bukuroshja Michelle Hunziker është fotografuar në Milano duke shkuar për drekë me bashkëshortin e saj Tomaso Trussardi. Michelle që tani është nënë e tre fëmijëve: Aurora, të cilën e ka nga martesa e saj e parë, me Eros Ramazzotti dhe dy motrat minorene, Sole e Celeste, që kanë lindur nga marrëdhënia e saj me Tomaso Trussardi.

Michelle ka komentuar disa ditë më parë për tre shtatzënitë e saj:- “Me Aurorën, – rrëfeu ajo, – nuk kisha frikë për ndryshimet që mund të ndodhnin, me Solen u shëndosha 13 kg, me Celeste 18 kg, por e përjetova pozitivisht shtatzëninë. Isha shumë e emocionuar për atë që po ndodhte brenda meje!”.

Hunziker kohët e fundit flet shumë për këtë çështje, dhe sipas gazetarëve të mediave rozë, ajo mund të jetë sërish shtatzënë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat