Pas bashkëpunimit të fundit, Genta prish raportet me Labin

Mediale Vip

Pas bashkëpunimit të fundit, Genta prish raportet me Labin

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 20:38

Raportet e tyre miqësore duket se janë prishur pas bashkëpunimit të fundit, ‘’Shkurt e shqip’’, ku këngëtarja e njohur Genta Ismajli shfaqet shumë provokative. Ky bashkëpunim mes saj dhe Labinot Tahirit kishte ardhur nga kërkesat e shumta të fansave, e pas një bisede mes menaxherëve të dy këngëtarëve, kishte ardhur dakordimi që këta dy këngëtarë të bashkëpunojnë. Por, duke qenë se raportet e tyre më parë kishin qenë në nivel të mirë, nuk e kishin ditur se do të vijë një ditë që ata të dy nuk do të flisnin.Arsyet e vërteta për prishjen e miqësisë nuk dihen, por flitet se ata të dy nuk kanë asnjë kontakt mes tyre.

Madje, pas lançimit të klipit, Labi kishte kërkuar që të mos jetë pjesë e skenave të nxehta të këngëtares pasi tashmë është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ndërsa këngëtarja Ismaili është akoma single. E ndërsa Genta vazhdon të përgatisë projektet e reja për sezonin e vjeshtës, Labi në anën tjetër më shumë preokupohet për problemet që kanë njerëzit në qytetin e tij, Ferizaji, pasi ka deklaruar se do të angazhohet në politikë.

LABINOTI PREMTON SE NËSE NUK FITON SI KRYETAR KOMUNE, I RIKTHEHET MUZIKËS

E ka vendosur që t’i futet politikës seriozisht. Këto ditë këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri, ka konfirmuar se është gati të kandidojë për kryetar komune në qytetin e tij në Ferizaj të Kosovë. Madje, Labi, siç e njohin të gjithë shkurt, ka thënë se nëse fiton do ta lërë muzikën, e nëse jo, do t’i rikthehet sërish asaj. Flitet se ai nuk do të përfshihet në ndonjë parti aktuale, por është në bisedime me disa anëtarë të tjerë që të krijojë një parti të re.

Jo të gjithë fansat e përkrahin në këtë iniciativë, por ka edhe nga ata që duan ta shohin artistin në karrigën e të parit të komunës. “Unë nuk jam më i mençuri në këtë planet, por mund të jem ai i cili dalloj ngjyrën, cila është e zezë dhe cila është e bardhë!”, ka thënë ai duke ftuar ndjekësit e tij që ta votojnë, ndërsa ka përmendur edhe rastet e bamirësisë që ai ka bërë gjatë kësaj periudhe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat