Greta Hoxha, spikerja tjetër me gjoks jashtë: Masa e vogël nuk më penalizon

Mediale Vip

Greta Hoxha, spikerja tjetër me gjoks jashtë: Masa e vogël nuk më penalizon

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 20:33

Pas largimit të 21-vjeçares Enki Braçaj nga puna si spikere e lajmeve me gjoks-zbuluar në ekranin më të ri “Tv Zjarr”, drejtuesi i këtij televizioni, Ismet Drishti, ka gjetur menjëherë zëvendësuesen. Ajo quhet Greta Hoxha, ka mbaruar studimet për Juridik, dhe fillon punë në këtë televizion pas një eksperience 5-vjeçare në një televizion lokal në qytetin e Fierit. Vetë spikerja e re është shprehur entuziaste në rrjetet sociale, pasi sipas saj vetëm në katër ditë që ka dalë në transmetim, shikueshmëria ka qenë maksimale, pasi janë regjistruar më shumë se 100 mijë shikues në videon e saj në YouTube. Ndryshe nga pasardhësja e saj Enki, Greta është komentuar për gjoksin pothuaj inekzistent, sa gati nuk i duket fare poshtë xhaketës.

Një tjetër vajzë e guximshme për të qenë spikere lajmesh me gjoks zbuluar. Me çfarë je marrë më parë?

Unë quhem Greta Hoxha, jam 24 vjeçe dhe vij nga Fieri. Kam studiuar për Juridik bachelor, dhe master për Psikologji. Për 5 vjet kam punuar gazetare në Fier, ku jepja lajmet në një televizion lokal, e paralelisht punoja për tri emisione me tematika të ndryshme. Gjithashtu kam luajtur si aktore amatore në një film me metrazh të shkurtër. Paralelisht jam marrë dhe me modelim.

Ishe ti ajo që iu afrove këtij televizioni për punë, apo të bënë ofertë?

“Zjarr TV” shihet në Abcom, ashtu si edhe kanali televiziv ku punoja në Fier. Aty më kishin ndjekur, dhe mora një ftesë nga stafi drejtues. Tashmë jam gazetare kryesore, pasi bëj dhe redaktimin e lajmeve.

Kushti i kësaj pune është të shfaqesh në ekran pa reçipeta. E kishe problem?

Jo, aspak. Të gjitha femrat e televizionit e bëjnë këtë në një formë, apo në një tjetër.

Ndryshe nga spikerja para teje që binte në sy me masën e madhe të gjoksit, ti je komentuar për gjoksin e vogël. E quan minus?

Po e kam mjaft të vogël, si të një adoleshenteje dhe ndjehem shumë rehat. Formati i edicionit të lajmeve është me xhaketë zbërthyer dhe jo me gjoks të madh.

Cilat janë ambiciet e tua, çfarë shkallësh synon të ngjisësh?

Mua më pëlqen karriera, por jo fama. Pra dua të jem e suksesshme dhe të përfaqësohem bindshëm për atë që bëj. Më pëlqejnë zhanret artistike si modelingu, aktrimi, kërcimi, normalisht dhe gazetaria. Dua të jem pjesë e tyre dhe të lë gjurmë. Spikerja para teje deklaroi se pagesa e ulët në këtë televizion e detyroi të linte punën.

Ti je e kënaqur me pagën?

Po. Mund të them paga ime është e kënaqshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat