Kushti i mjekut për Bleonën: Foto nudo në Malin e Dejës

Mediale Vip

Kushti i mjekut për Bleonën: Foto nudo në Malin e Dejës

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 19:24

Mjeku 64-vjeçar Dalip Gjoka vazhdon të shpresojë se këngëtarja Bleona Qereti do të martohet një ditë me të. Në një interviste televizive mbrëmjen e së hënës në “TCH”, Dalipi i kërkoi ndjesë vajzave të tij për këtë iniciativë që ka marrë, ndërsa për këngëtaren tha se ka edhe disa kushte që ajo duhet t’i pranojë.

“Të më falni për mungesën e modestisë, por jam gati të përcaktoj edhe momentin e dasmës. Do të isha i lumtur që ajo me kostumin kombëtar të trevave të Matit të performonte në këtë dasmë matjane, ku do të ishin të ftuar shumë trajnerë dhe sportistë të mirënjohur nga Ballkani e më gjerë, Izraeli e Suedia…”,-deklaroi Dalip Gjoka.

Ndërkohë, një ditë më parë njëra nga vajzat, Elda Gjoka, e cila merret me sport reagoi nëpërmjet “Facebook-ut” me një status të shkurtër rreth situatës së krijuar prej babait të saj.

“Veprimet që bën, të përcaktojnë ku të takon të jesh. Sa për etikën e profesionalizmin në gazetari të gazetares, dhe integritetin redaksional të medias, është mesele më vete. Duke përtypur realitetin… Ju them që: “Na e bëni hallall po nuk ju ftuan në dasmë”,-ka shkruar Elda.

Pjesë nga intervista e mjekut Dalip Gjoka për “TCH”:

Gazetat kanë filluar të shkruajnë për reagimin e vajzës suaj duke thënë se ti nuk je mirë me shëndet?

Kjo është e vërtetë.

Çfarë ju kërkon?

Unë kam dy vajza të shkëlqyera. Të reflektojnë ke gjakftohtësi dhe të kujtojnë se çfarë kam bërë për këta fëmijë të mrekullueshëm. Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe besoj se do të dinë të më mirëkuptojnë. Besoj se nuk do të më kryqëzojnë si Krishti.

Nëse Bleona refuzon të martohet me ty… ke menduar se çfarë do të ndodhë në jetën tënde sentimentale?

Nëse më lejoni këtu do të shtoja që ka një keqkuptim te intervista që i kam dhënë gazetares. Unë do të isha i lumtur sikur kjo artiste e madhe të pranonte qoftë edhe një natë të bëhej nuse Mati. Ka një keqkuptim në intervistë: unë nuk e kam ftuar artisten e madhe që të jetë gruaja ime qoftë edhe një natë. Ajo vetë e ka thënë: … nuk kërkoj dhuratë për një natë. Unë i ofroj asaj të jem bashkëshorti i saj dinjitoz qoftë edhe për një natë, të pranojë që të bëhet nuse mati. Dhe ceremoninë e martesës e mendoj. Në fund të këtij muaji me rastin e zhvillimit në qytetin e Burrelit të kampionatit Ballkanit të Ping-Pongut për moshat mbi 40-vjeç ku unë kam sfidën të zë vendin e parë ose të dytë e të tretë në rang Ballkani.

Dalip i ke menduar të gjitha detajet. Je shumë surprizues.

Të gjitha, të gjitha. Besoj shumë në anët e mia se shumicat i kam realizuar. Prandaj, të më falni për mungesën e modestisë, por jam gati të përcaktoj edhe momentin e dasmës, do të isha i lumtur që ajo me kostumin kombëtar të trevave të Matit të performonte në këtë dasmë matjane ku do të ishin të ftuar shumë trajnerë dhe sportistë të mirënjohur nga Ballkani e më gjerë, Izraeli e Suedia…

Dalip, të të them një përgjigje?

Më fal të të them një fjalë. Do t’i vija disa kushte Bleonës.

Ka edhe kushte?

Po, po. Që të pranonte që të ishte nuse Mati qoftë edhe për një natë me kushtin që të pranonte të pozonte si të donte, por detyrimisht me kostumin kombëtar të trevës së Matit, në Macukull të fshatit Dlikës, aty ku janë themelet e rrënojave të Shën Trinisë.

Ky është kushti i parë. Po kushti i dytë? Të vishet si të dojë por të veshi kostumin kombëtar që thotë Dalipi.

Po, në vendin më të rëndësishëm për mua. Në kishën e Shën Trinisë ku për herë të parë në vitin 1462 nëse nuk gabohem, kryepeshkopi u Durrësit Pal Engjëlli ishte këshilltar i Skënderbeut, për herë të parë në shqip ka lexuar Formulën e Pagëzimit.

Këtë e dinë të gjithë dhe është histori tjetër. Më thuaj kushtin e dytë?

Kushti i dytë: Le të arrinte në majën e malit të Dejës. Besoj se lexohet malin e Eteas, perëndeshës së Bukurisë.

Çfarë të bëjë, të ngjitet deri në majë?

Të ngjitet në majën e malit të Dejës. Pa diskutim që fëmijët e Macukullit janë gati ta marrin në krah dhe ta çojnë atje.

Kushti tjetër?

Edhe aty të performojë edhe të fotografojë edhe si super modele.

Edhe nudo?

Edhe nudo siç e ka bërë nëna. Dhe me atë rast të pinte një kafe në qendrën shëndetësore të Macukullit ku unë jam lindur dhe kam dëshmuar vlerat e mia më të mira si mjek. Të vendosi një tufë me lule tek varri i gjyshit, i babait tim, te gjyshja ime që me shumë dashuri na ka mbajtur në krevatin e saj dhe na ka mbuluar me vlerat më të mira njerëzore. Pra, në varrin e gjyshit tim, të nënës sime që para disa kohësh është ndarë nga jeta. Do të isha shumë krenar që një tufë me lule… ajo do të meritonte titullin nusja e Matit, nusja matjane; pa diskutim me procedurë të përshpejtuar do të merrte titullin qytetare e Matit.

Të kuptoj. Uroj që të takohemi përsëri bashkë dhe pse jo që të gjitha ëndrrat e tua të bëhen realitet dhe uroj përveç të tjerash, pak nga pak në ditët që kalojnë të jesh me këmbë në tokë; Ta pranosh realitetin ashtu siç është dhe si do që ai do të vij në ditët në vijim. Nëse Bleona do të kthejë një përgjigje pas këtyre kërkesave publike siç i tha Dalipi. Faleminderit Dalip.

Faleminderit juve, ishte një kënaqësi e imja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat