Ja cilët artistë shqiptarë ndjek Rita Ora në Instagram

Mediale Vip

Ja cilët artistë shqiptarë ndjek Rita Ora në Instagram

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 01:00

Që Rita Ora është tepër e lidhur me vendlindjen e saj, e ka vërtetuar shumë herë, jo më kot ajo sot është Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës apo më mirë të themi e të gjithë shqiptarëve.
Por a keni menduar ndonjëherë se cilët mund të jenë artistët e saj të preferuar shqiptarë? Ne e menduam sot dhe për të kuptuar sado pak i hodhëm një sy personazheve që ajo ndjek në Instagram, diçka arritëm të kuptojmë.

Mesa duket Rita ka simpati të veçante për Dafinën dhe Ledrin, të cilët janë të vetmit artistë shqiptarë që ajo ndjek. Marrëdhënia e saj me reperin Ledri Vula tashmë dihet që është edhe shoqërore, përveç se simpati për muzikën e tij. Shprehja e Ledrit pak kohë më parë: "I want to marry this girl" i ka mbetur ende në mendje fansave të tij.

Nga ana tjetër Dafinën nuk e kemi parë apo komentuar në asnjë moment rreth miqësisë së saj me Ritën. Të paktën asgjë nuk është publike sepse mad mësoi se edhe midis vazjave ka një shoqëri dhe ato shkëmbejnë shpesh herë mesazhe me njëra - tjetrën.

Nëse Ledri dhe Dafi do dëshironin sërish një bashkëpunim me njëri - tjetrin ne mendojmë se jo, ama nëse është Rita ajo që i bashkon të tre, askush sdo ishte kundër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat