Taylor Swift dhuron 50 mijë dollarë për fëmijën e sëmurë me kancer

Mediale Vip

Taylor Swift dhuron 50 mijë dollarë për fëmijën e sëmurë me kancer

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 21:49

Taylor Swift ka treguar edhe njëherë se sa bujare mund të jetë duke ndihmuar njerëzit në nevojë. Kësaj radhe ajo i ka dhuruar 50 mijë dollarë për një foshnje 13 muajsh e cila është diagnostikuar me kancer.

Fëmija quhet Ayden, dhe është nipi i Toshi Davidson, një ish-balerin i këngëtares që e ka shoqëruar Taylor Swift në koncerte.

Ayden ka qenë në kujdes intensiv për gati dy javë duke u trajtuar nga kanceri dhe faqja GoFundMe ka arritur që të mbledhë një fond prej 22 mijë dollarësh për trajtimin e vogëlushit. Sidoqoftë, Swift e ka dhuruar një shumë dyfish më të madhe se sa ajo që është mbledhur deri më tani.

Davidson ka shkruar në rrjetet sociale se ai dhe familja e tij nuk e falënderojnë dot mjaftueshëm këngëtaren për bujarinë e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat