​Nick Jonas: Me Kate Hudson jemi thjesht shokë

Mediale Vip

​Nick Jonas: Me Kate Hudson jemi thjesht shokë

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 21:23

Këngëtari 23-vjeçar Nick Jonas, fundjavën që lamë pas, u fotografua së bashku me aktoren Kate Hudson duke u argëtuar në “Disney” dhe menjëherë nisën thashethemet se mes dy artistëve mund të kishte filluar një romancë e re.

Megjithatë ai preferon t’i mbajë disa gjëra te fshehta. I pyetur gjatë në një intervistë për radion Fresh FM, Jonas tha se preferon që të mos ndajë gjë nga jeta e tij personale, të paktën për momentin.

Nuk do të ishte problem për Jonas të pranonte se mes tij dhe 36 vjeçares Hudson ka vetëm një shoqëri të pastër. Mos ndoshta fakti që nuk ka dalë hapur do të thotë se vërtetë ka diçka midis tyre. Këtë vetëm koha do e vërtetojë!

Ndërsa sa për të rejat mbi Kate Hudson, ajo është bërë së fundmi imazhi i kalendarit të Campari-t për vitin 2016. Aktorja e njohur vjen sensuale, ndërkohë që Campari ka publikuar disa foto të saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat