“Kam fizik për marrëdhënie seksuale me Bleonën”, reagimi i mjekut pas “Jo”-së së këngëtares (Foto)

Mediale Vip

“Kam fizik për marrëdhënie seksuale me Bleonën”, reagimi i mjekut pas “Jo”-së së këngëtares (Foto)

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 18:41

Intervista e dhënë për gazetën “Panorama”, ku Dalip Gjoka rrëfeu dashurinë e sinqertë dhe dëshirën e tij për martesë me këngëtaren Bleona Qereti, duket se e ka lënë atë pa miq, ose me shumë pak. I pyetur nga gazeta se si kaloi dita e djeshme pas deklaratave të dashurisë që bëri, Gjoka u përgjigj: “Ky rrëfim i imi bëri shumë bujë, më morën shumë njerëz në telefon nga Vlora (ka jetuar shumë vite) dhe Burreli. Por jam ndier paksa i vetmuar, mentaliteti këtu është shumë konservator dhe nuk e pranojnë dot rrëfimin tim të sinqertë dhe dashurinë për Bleonën”.

Gjithsesi ai shprehet se nuk është penduar për rrëfimin dhe ndihet mirë dhe i qetë, si shpirtërisht, ashtu edhe psikologjikisht. Dalip Gjoka e quan veten djalë 64-vjeçar, që di të japë puthje artistike, luan pingpong në duele profesionistësh në rang ballkanik, masazhoterapist me famë dhe ka një pronë 300 mijë euro në Burrel. Ai është burrë i martuar me dy vajza, dhe gjysh i një mbese, por në rrëfimin e tij për “Panorama” tha se po kërkon një fillim të ri sentimental në jetën e tij. I ka shkrepur në kokë të arrijë atë që familja apo miqtë e konsiderojnë “marrëzi”, t’i propozojë martesë të lumtur Bleona Qeretit.

Nuk e mban veten për Don Zhuan e nuk vuan nga sindroma e Don Kishotit që po lufton me mullinjtë e erës, por thotë se e gjitha është çështje ndjenjash. Pasi solli pranë redaksisë së gazetës “Panorama” një letër propozimi për martesë dedikuar Bleonës, ky mjek pediatër në prag pensioni rrëfeu për dashurinë që i ka lindur në distancë, dhe pse ka vendosur të vetofrohet si burri altruist i një këngëtareje në qendër të vëmendjes mediatike.

“Kemi të bëjmë me një vajzë që është talent i spikatur. Bleona ka bërë jehonë në botë, dhe ka lartësuar shumë imazhin e Shqipërisë. Mbi të gjitha, më preku zemrën natyra e saj e hapur. Është artiste që vë në dispozicion të fansave të saj veten origjinale, me meritat apo mangësitë që ka. Unë e admiroj shumë si person që rrëfen sinqerisht momente nga jeta e saj, pretendimet e mëtejshme apo pengjet që ka nga e shkuara”, ka thënë Dalip Gjoka.

Ai ka sqaruar gjithashtu edhe pozicionin e tij në këtë situatë, nëse po e hedh këtë hap drejt Bleonës se është një egoist që kërkon të vetëkënaqet me këtë histori, apo burrë altruist. “Për mua, Bleona ka sakrifikuar shumë për talentin e saj, dhe unë jo se shpreh keqardhje për të, por më ngacmon dhe më shtyn të bëhem mbështetje e plotë. Kështu i bëra pyetjen vetes: “Ç’mund të bëj unë për Bleona Qeretin dhe familjen e saj, për t’ia lehtësuar sadopak brengat, nga fakti që nuk e kuptojnë sa duhet shpirtin e saj të lirë këtu në Shqipëri? Për mua mbetet person i veçantë se ka jo vetëm bukuri fizike, por edhe bukuri intelektuale. Nuk po e bëj aspak për egoizëm, por me zemër dua të jap kontributin tim për këtë artiste të madhe”, është shprehur 64- vjeçari. Nëse Bleona do ta pranonte propozimin e tij, Dalip Gjoka do t’i vinte në dispozicion një banesë të këndshme, një apartament dy dhoma e kuzhinë, me pishinë dhe një kompleks sportiv, duke surprizuar vetë Bleonën dhe prindërit e saj.

“Njeriu bën sipas mundësive, dhe kam përshtypjen që mund të linte gjithçka. Personalisht zotëroj një pasuri në Burrel, një kompleks sportiv në vlerën 300 milionë lekë, i ndërtuar në një sipërfaqe 250 metra katrorë. Por dua të theksoj që në asnjë mënyrë unë nuk dëshiroj që ajo të bëhet pengu im, dhe i askujt tjetër. I bëj thirrje kësaj artisteje, këtij shpirti të lirë, se unë vë në dispozicion gjithçka timen shpirtërore dhe fizike për t’i dalë në krah dhe për t’ia lehtësuar jetën asaj”, ka deklaruar mjeku pediatër, dje në “Panorama”.

I pyetur se si mund të martohej me Bleonën, ndërkohë që është aktualisht nën kurorë me një tjetër bashkëshorte dhe ka dy vajza, për më tepër, gjysh i një mbese, Dalipi është përgjigjur: “Si fillim unë kam besim te vlerat intelektuale të vajzave të mia, dhe ime shoqeje mjeke, që është ish-e dashura ime e parë, dhe që vitet e fundit ka pasur disa probleme shëndetësore. Por le të zbresim pak me këmbë në tokë, pasi martesa ime me të është e konsumuar prej 10 vitesh, edhe pse unë nuk kam plan t’i kthej shpinën. Por kjo s’do të thotë se kjo më pengon mua të shfaq ndjenjat apo mendimet e mia hapur, qoftë edhe ndaj Bleonës. E gjithë jeta ime ka dëshmuar atë që nuk jam aventurier, madje e fus veten te meshkujt me më pak mëkate. Kujtoj vetëm një tradhti gjatë gjithë jetës sime, kur martesa po jepte shenjat e para të mosfunksionimit”.

Pjese nga intervista e mjekut 64 vjecar

“Kam fizik të shkëlqyer për marrëdhënie seksuale”

Çfarë ke fantazuar për takimin tuaj të parë?
Do të ndihesha i gëzuar që në takimin e parë të arrinte të promovonte klipin e saj të ri në Burrel, një trevë me tradita shekullore. E do të ndihesha i lumtur dhe krenar nëse, qoftë edhe për një natë të jem burri i saj. Vlerat e Bleonës veçse do të shtoheshin, e nuk do të pakësoheshin.

Pjesa më e komentuar e trupit të Bleonës janë vithet. Si sportist si e gjykon fizikun e saj?
Unë mendoj që ka një botë shpirtërore ideale, që i përputhet me fizikun, 1.74 m e gjatë. Mua më duket e përsosur, edhe pse e përkryer është vetëm Perëndia.

Si masazhoterapist, si do t’i shërbeje?
Si mjek masazhist, do të kontriboja që trupi i saj të mirëmbahej dhe jo të deformohej në vitet në vazhdim. Kam qenë mjek sportiv pranë klubit Flamurtari të Vlorës, dhe masazhoterapist për vajzat e kësaj skuadre, kampione për vite të tëra, kështu që jam profesionist për të kuruar fizikun femëror.

Një pyetje paksa intime: Si një 64-vjeçar, je ti në moshë për të nisur një marrëdhënie të shëndetshme seksuale?
Unë klinikisht ndihem 50 vjeç. Sipas literaturës mjekësore, thuhet se meshkujt janë potentë deri në moshën 80- vjeçare, nëse kanë bërë një jetë të mirë. Një sportist si unë është më i privilegjuar, pasi unë kam fizikun më optimal në këtë aspekt. Them se nuk do të jetë tabu mosha ime.

Një femër në moshën e Bleonës ka shumë kohë për të sjellë në jetë fëmijën e parë?
Te femrat fatkeqësisht në moshën 45 vjeç fillon menopauza. Ndërsa Bleona pa diskutim ka 10 vite kohë për t’u bërë nënë. Por duke pasur në krah gjithë mbështetjen e një personi mjek si unë, do e kishte më të lehtë, pasi do t’i sillja lehtësi fizikut të saj, gjendjes shpirtërore, duke e stimuluar dhe jo duke iu bërë pengesë.

Është Bleona personi ku varet lumturia jote?
Besoj po, do më jepte një shans për t’u ndjerë më i ri, pasi po përjetoj një ndjenjë të madhe për të.

Beson te dashuria?
Po, por besoj te dashuria e madhe në shumë plane, jo ajo e kufizuar te seksi.

Kujton ndonjë marrëzi të ngjashme në jetë?
Jo, asnjë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat