Historia e vajzës që përloti Ledri Vulën (Foto)

Mediale Vip

Historia e vajzës që përloti Ledri Vulën (Foto)

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 18:23

Një histori e pazakontë dashurie është shfaqur për publikun këtë të dielë në Tv Klan. Surpriza që Ledri Vula i bëri ndoshta fanses së tij më të zjarrtë, emocionoi jo vetëm protagonisten, por edhe publikun në studion e emisionit “E diela shqiptare”.

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, një vajzë nga Vlora rrëfeu adhurimin që shoqja e saj adoleshente, por për fat të keq e paralizuar, ka për këngëtarin e njohur të muzikës shqiptare. Mes lotësh, Ina, e cila prej kur ishte 8-muajshe për shkak të temperaturës së lartë që kaloi, nuk mundi të lëvizë, përjetoi gjithë atë që mund të kishte ëndërruar gjatë jetës: takimin me idhullin e saj.

Shoqja e Inës, Marinela, tregoi gjithë “çmenduritë” që vajza në karrigen me rrota kishte bërë për atë që e dashuron, për shkak të guximit në jetë. Veç fotove në profilin personal të facebook, shumica e të cilave ishin të montuara krah Ledrit, Ina njëherë kishte shkruar emrin e këngëtarit në këmbën e saj.
Këngëtari nga Prishtina ishte i pranishëm në studio për t’i dhuruar live, kënaqësinë e takimit me idhullin e saj, moment që përloti të dy protagonistët.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat