Pse u prish miqësia mes Eneda Tarifës dhe Albana Osmanit…?

Mediale Vip

Pse u prish miqësia mes Eneda Tarifës dhe Albana Osmanit…?

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 15:20

Miqësitë e vjetra po thyhen një e nga një në “Top Channel”. Pas Arbana Osmanit dhe Ledion Liços që ftohën marrëdhënien e ngushtë disa muaj më parë, edhe një tjetër miqësi është prishur.

Bëhet fjalë për këngëtaren dhe moderatorën e spektaklit të “Portokalli”, Eneda Tarifa, si dhe moderatoren tjetër të “Fiks Fare”, Albana Osmani.

Pas serialit bombardues në Instagram dhe Facebok me fotografi dhe dedikime, ku shprehnin dashurinë dhe mbështetjen për njëra tjetrën, mëohet se vajzat nuk e ndjekin më njëra tjetrën, as virtualisht dhe as në realitet.

E ndërsa ky lajm mund t’ua ketë zënë veshin, me siguri arsyet nuk i dini.

Epo një arsye kemi arritur të marrim vesh se, pse dy mikeshat janë zënë? Bëhet fjalë për një kopertinë reviste.

Ato kanë qënë në katin e dytë të një bar-restoranti pranë qendrës së Tiranës, teksa janë grindur në tavolinë se cila duhet të dilte e para gjatë verës në kopertinën e një reviste.

Nga biseda me zë të lartë, që ata kanë zhvilluar, dëshmitarët kanë treguar se Eneda ka pretenduar se, drejtuesit e revistës ja kishin dhënë asaj fjalën për ta nxjerrë në kopertinën e revistës, por Albana ka ndërhyrë duke i marrë ekskluzivitetin të pozojë vetë e para.

Pamvarësisht justifikimeve të Albanës duket se Eneda nuk është bindur, pasi që nga ajo ditë vajzat janë ndarë për të mos qënë më shoqe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat