Ku mbeti i dashuri i Afërditës, Jakub Kindl?!

Mediale Vip

Ku mbeti i dashuri i Afërditës, Jakub Kindl?!

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 21:30

Kryefjala e muajit Gusht për disa javë ishte skandali i bisedave që rrodhën në media të dyshes Agon Amiga dhe Afërdita Dreshaj. Pasojë e këtij publikimi rezultoi të jetë një martesë e cila u prish brenda një periudhe të shkurtër.

Por përderisa bisedat rezultuan problem për Agon Amigën dhe jetën e tij, e njejta tash e dy muaj nuk mund të thuhet në asnjë moment për Afërdita Dreshajn.

Kjo e fundit nuk u përfol për ndonjë krisje të mundshme të lidhjes mbi një vjeçare me hokeistin çek Jakub Kindl. Siç rëndom ndodh tek çiftet, ndonjë tendosje e mundshme e raporteve reflektohet në rrjete sociale me fshirje fotosh apo diçka të ngjajshme.

Një fakt i tillë nuk u pasqyrua kurrë në profilet e Afërditës dhe Jakubit të cilët krijuan përshtypjen se të pa penguar nga shkrimet vazhdonin lidhjen e tyre. I vetmi ndryshim ishte makina që po vozit tash e tutje modelja, duke zgjedhur një BMW në vend të Porche-së së dikurshme që e morri dhuratë nga i dashuri hokeist.

Megjithatë modelja shqiptare nuk e ekspozoi më çekun në rrjete sociale ndoshta duke mos dashur të japë sinjal që mund të përbënte interes tek mediat për t’iu rikthyer temës së nxehtë. Rreth tre javë më parë Jakub Kindl ka postuar një foto me Afërditën ku shfaqen në fluturim për New York. Një zemër ishte komenti i vetëm i saj.

Cfarë mund të ketë ndodhur me çiftin saktësisht nuk dihet, por një gjë është e sigurtë, ata ia kanë dalë mbanë sukseshëm për t’i shpëtuar shtypit dhe pse jo asaj më të rëndësishmes – ndarjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat