Scherzinger: Humba 7 vite të jetës me Lewis Hamilton

Mediale Vip

Scherzinger: Humba 7 vite të jetës me Lewis Hamilton

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 13:57

Ajo e ka pranuar se i ka humbur 7 vjet të jetës së saj me kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Këngëtarja e dikurshme e grupit Pussy, e cila ishte në një lidhje të gjatë me kampionin Hamilton afërsisht një dekadë, ka folur për gjendjen e saj zemërthyer pas ndarjes tragjike.

Në një intervistë me moderatorin Wendy Williams, Nicole ka thënë se nuk i besohej se i ka humbur tërë ato vjet me Lewis për shkak se lidhja e tyre nuk përfundoi as me martesë e as me familje.

Mirëpo prapë se prapë, ajo ka thënë se është mirë edhe pas ndarjes dhe këngëtarja ka thënë se beson shumë në fat dhe se gjithçka ndodh për një arsye.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat