Stilin e ka Liberta, loçkë…(Foto)

Mediale Vip

Stilin e ka Liberta, loçkë…(Foto)

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 13:53

Janë bërë shumë prezantuese gjithandej, ka edhe nga ato që flasin e që duken kot.

Në fakt, spektri televiziv vendor është shndërruar në një kaos, pasi synohet që në ekran të nxirren thjeshtë vajza, pa llogaritur disa elemente te domosdoshme që ekrani i kërkon me ngulm: informimin, elokuencën, stilin…

Televizioni i “përpinë” të dobëtit, andaj në botë gara më e fortë zhvillohet mes prezantuesve dhe personave , që llogariten si ekspert për thithjen e audiencës.

Fatkeqësisht tregu jonë medial numëron pak njerëz të tillë. Por, kjo nuk do të thotë që nuk e kemi askë.

Ndonëse të mirët numërohen në gishta, një femër ka arritur me ose pa dashjen e të tjerëve ta pushtoj atë që quhet “kutia magjike”.

Është as më pak e as më shumë se Liberta Spahiu, imazhi numër një i televizionit në vend.

Liberta, ish modelja që edhe ka aktruar dikur, ka pamje, qëndrim, vetëbesim, është urbane dhe mbi të gjitha e guximshme.

Ah, edhe diçka…mos të provoj dikush të shtyhet me të sa i përket stilit.




Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat