Bleona: Mendohuni mirë kur hidhni baltë mbi mua

Mediale Vip

Bleona: Mendohuni mirë kur hidhni baltë mbi mua

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 10:24

Bleona Qereti ka arritur të dominojë diskutimin publik në vend për ca kohë, pas një sherri të saj me disa gazetarë.

Megjithatë duket se nuk kanë ndërmend ta lënë të qetë.

Këtë herë mediat kanë publikuar një intervistë të stërgjatë të një mjeku të moshuar, që thotë se ka dëshirë të bëjë fëmijë me këngëtaren.

Por a e meriton Bleona këtë trajtim?

Vetë këngëtarja thotë për gazetën Standard se ka dëgjuar akuza e shpifje për dhjetë vjet, por tani nuk ka ndërmend të heshtë.

“Tani ka ardhur koha që çdokush të mendohet mirë para se të hedhe një akuzë pa bazë në emrin tim.

Thanë nuk bëhet kjo në Amerikë. Unë jam në Billboard Charts.

Thanë nuk flet shqip. Unë mbi trupin tim mbaj tatuazhe me inicialet e vendit tim.

Thanë fustani do e fundosë ose u munduan të më fundosin mediatikisht në Shqipëri. Por unë isha në krye të ankandit të bamirësisë në Music Cares”.

Këngëtarja shton se ka pak miq të vërtetë, por thotë se ata janë si ajka e qumështit në kafe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat