Sherri, Iva Tiço i përgjigjet Bleonës

Mediale Vip

Sherri, Iva Tiço i përgjigjet Bleonës

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 09:48

Debati mes Belona Qeretit dhe Iva Tiços u kujtua nga të gjithë se u mbyll me deklaratën e këngëtares, por në fakt gazetarja nuk la pa kthyer përgjigje.

Konflikti mes dy ish-mikeshave nisi në emisionin televiziv “Opinion”, duke u zhvendosur më pas në median online dhe rrjetet sociale. Ndërsa këngëtarja 36-vjeçare i kushtoi një status gazetares dhe përsëriti më pas akuzat edhe në televizion, Iva Tiço mendohej se do ta kalonte në heshtje, duke mos preferuar deklaratat publike.

Megjithatë, një postim bërë pak ditë më parë në “Instagram”­in e gazetares, duket se është për Bleonën.

“Sa për të të kujtuar! Të bësh një mamografi për gjoksin është më e rëndësishme sesa ta postosh atë në “Instagram”, ka qenë fotoja e shpërndarë nga Iva, që e ka shoqëruar me statusin “Jo vetëm në tetor”.

E duke njohur konfliktin mes dy vajzave, natyrshëm të vjen ndërmend se kjo këshillë është për Bleonën, që nuk i ka kursyer fotot “topless” apo me dekolte të theksuar në “Instagram”.

Me sa duket, kjo është edhe përgjigjja që Iva i ka dhënë Bleonës pikërisht në muajin kundër kancerit të gjirit. Pas kësaj, të gjithë jemi kureshtarë sesi do t’i përgjigjet Bleona.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat