Çiljeta: Më akuzojnë se kam kopjuar filmin “The fast and the furious”

Mediale Vip

Çiljeta: Më akuzojnë se kam kopjuar filmin “The fast and the furious”

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 09:02

Ajo u rikthye në skenë si një bombë e vërtetë, me një projekt të gjatë e ndër më të veçantit në skenën muzikore deri më tani. Seks-bomba e skenës, Çiljeta Xhilaga, solli një bashkëpunim shumë të pritur me Noizyn, të titulluar ‘’Gangsta love’’. E në fakt doli shumë i pëlqyer nga publiku, ku ngjasonte si një film aksion. ‘’Ka katër vite që është shkruar si skenar, para se të isha unë shatatzënë. Ka qenë skenari i shkruar nga unë dhe kishte të bënte me diçka gangsta, ka qenë një projekt i vështirë, se nuk e dija nëse mund të realizoja veten në atë metrazh të gjatë me figurantë të shumtë.

Falënderoj të gjithë që ndihmuan me këtë regji, ku unë jam producentja. Ka qenë çdo gjë për mrekulli. Kemi shpenzuar shumë, por nuk më pëlqen të flas për shifra se është shumë e lartë ajo që është paguar që nga figurantët te të gjitha, është kënaqësia që e kemi marë frytin e punës që kemi bërë’’, thekson këngëtarja e cila pas daljes së klipit u kritikua se ka kopjuar skena nga filmi ‘’The fast and the furious’’.

‘’Unë jam fanse e çmendur e ‘The fast and the furious’, duke qenë se e kam shkruar para katër vitesh, praktikisht është kënaqësi të krahasohet me një film hollivudian. Kur e kam parë në kinema filmin, thoja: uaa, ma kanë vjedhur skenarin (qesh)’’. E ndërkohë që në klip ka pasur edhe djalin e saj së bashku me vajzën e Inis Gjonit. ‘’Normal që Fernando ka qenë që nga ditët e para të xhirimit, Coco vdes për të, Inisin e kam shumë mike e themi kur të rriten do bëjmë krushqi (qesh). Do kthehem me dy projekte të reja, i kam të dyja me bashkëpunime pikante, por nuk i them për momentin’’.

E përfolur shumë për pamjen e saj dhe gjoksin e bujshëm, këngëtarja Xhilaga më herët deklaroi se do zvogëlonte gjoksin me disa numra. ‘’Në fakt, ka vite që e kam në plan, por të shoh, ndoshta pak më vonë se akoma mbahem mirë (qesh)’’. Por ajo që i intereson më shumë publikut për të është jeta private për të cilën këngëtarja gati nuk flet fare, madje deri më tani fansat e saj nuk e njohin për nga pamja bashkëshortin e saj. ‘’Bashkëshorti im është i huaj dhe nuk kam qejf ta bëj publik dhe ai gjithashtu nuk do. Ndoshta në të ardhmen dhe mund ta bëjmë, por nuk është e lehtë ta bësh sa për të kënaqur të tjerët. Është një gjë shumë private e imja dhe është personale, nuk jetoj për të tjerët”, tregon në fund ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat