Mc Kresha po “plaket”, plot 31 sot (Foto)

Mediale Vip

Mc Kresha po “plaket”, plot 31 sot (Foto)

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 08:52

Kreshnik Fazliu apo siç e njohim ne si Mc Kresha po “plaket”. Ai sot feston ditëlindjen e tij të 31. Kresha është ndër reperët më të dashur për publikun shqiptarë.

Gjatë karrierës së tij ai ka pasur shumë bashkëpunime me këngëtarë të tjerë, ku vlen të përmenden bashkëpunimi me Dafina Rexhepin me këngën “Delicious”, këngë kjo e cila u bë hit asaj kohe.

E në ditën e tij më të veçantë të jetës siç është ditëlindja nuk ka munguar as urimi nga shoku dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Lyrical Son.

“Urime ditëlindjen ooo evliii... Ishalla edhe plot tjera me shëndet, fat e lumtuni..!!! #31 #ëelcome2theClub ..!!!”, ka qenë urimi i Lyrical Son të cilin e ka shoqëruar me një fotografi të reperit.

Kreshës i urojmë edhe shumë vite tjera, urojmë që zëri i tij të mos plaket.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat