Ibrahim Tatlises i rikthehet politikës

Mediale Vip

Ibrahim Tatlises i rikthehet politikës

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 21:40

Këngëtari i famshëm kurdo-arab ka aplikuar për nominim për deputet në qytetin e tij të lindjes Sanliurfa.

Ai është pjesë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe do të garoj në zgjedhjet e 1 nëntorit.

Tatlıses së shpejti pritet të informoj publikun për qëllimet e kandidaturës së tij.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2011 Tatlises kishte kandiduar po për këtë parti por nuk kishte arritur të fitonte nominimin.

Përveç famës së tij si këngëtar, Tatlises gjithashtu është i njohur për turbulenca në karrierën biznesore dhe aferat personale.

Më 2011, Tatlises i mbijetoi një sulmi të armatosur por mori lëndime të rënda në kokë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat