Mr. Bean mbush 25 vjet, si feston Atkinson (FOTO)

Mediale Vip

Mr. Bean mbush 25 vjet, si feston Atkinson (FOTO)

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 19:04

Një surprizë për rrugët e Londrës dhe sheshin para Pallatit Buckingham, për Rowan Atkinson. Aktori i jashtëzakonshëm anglez ka festuar kështu 25-vjetorin e krijimit të personazhit më të famshëm të viteve ’90, Mr. Bean.

Ishte në fakt viti 1990 kur personazhi i interpretuar nga Atkinson doli në televizor. I shoqëruar me arrushin e tij gjithmonë të pranishëm, Teddy, me makinën e tij të paharrueshme ngjyrë bizele, Mini Cooper, ka habitur të gjithë turistët por dhe londinezët. Parakalimi i tij është shoqëruar me të qeshura por edhe keqardhje, pasi nuk pati më aventura të reja të Mr. Bean.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat