E dashura e re e Buffonit është shtatzënë

Mediale Vip

E dashura e re e Buffonit është shtatzënë

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 18:41

Një fëmijë i tretë për Gianluigi Buffon, dhe është hera e parë që portieri i Juves dhe i kombëtares italiane flet hapur për shtatzëninë e të dashurës së tij të re, Ilaria D’Amico.

“Femër apo mashkull? Nuk dimë asgjë dhe nuk kemi zgjedhur ende emrat. Unë ndërkohë jam i abonuar me meshkujt, të presim dhe të shohim”, tha Buffon në një intervistë për Rai-n.

Baba i dy djemve me ish-bashkëshorten Alena Seredova, Buffon duhet bëjë rolin e futbollistit profesionist dhe atë të babait.

“Nuk kam fatin që të jem gjithnjë në shtëpi, por prezenca ime është gjithnjë e pranishme për të gjithë”, tha ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat