Shërbëtori i Princeshës Diana, Paul Burrell, ka folur hapur me shokët e tij brenda shtëpisë së Celebrity Big Brother rreth vdekjes së Dianës, Princeshës së Wales'it.
Ish shërbëtori mbretëror ka zbuluar fjalët e fundit që Princesha Diana i ka thënë atij, pak para se vdiste në një aksident trafiku me veturë në vitin 1997.
Duke folur për vdekjen e saj, Paul ka thënë: “Ishte dita më e trishtuar e jetës sime”.
Më tej ai vazhdoi duke thënë se fjalët e fundit që Diana i ka thënë atij ishin: “ Ti do të jesh këtu kur unë të kthehem, apo jo?”, transmeton Klan Kosova.
Edhe konkurenti tjetër i kësaj shtëpie, Daniel Baldwin, dukej po ashtu i emocionuar kur po fliste me Paul për Princeshën në dhomën e rrëfimit.
“Është nder i madh që më është ofruar rasti të jem me dikë që i ka shërbyer Princeshës Diana”, ka thënë ai.