Shërbëtori mbretëror zbuloi fjalët e fundit të Princeshës Diana

Mediale Vip

Shërbëtori mbretëror zbuloi fjalët e fundit të Princeshës Diana

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 00:32

Shërbëtori i Princeshës Diana, Paul Burrell, ka folur hapur me shokët e tij brenda shtëpisë së Celebrity Big Brother rreth vdekjes së Dianës, Princeshës së Wales-it.

Ish shërbëtori mbretëror ka zbuluar fjalët e fundit që Princesha Diana i ka thënë atij, pak para se vdiste në një akdident trafiku me veturë në vitin 1997.

Duke folur për vdekjen e saj, Paul ka thënë: “Ishte dita më e trishtuar e jetës sime”.

Më tej ai vazhdoi duke thënë se fjalët e fundit që Diana i ka thënë atij ishin: “ Ti do të jesh këtu kur unë të kthehem, apo jo?”.

Edhe konkurenti tjetër i kësaj shtëpie, Daniel Baldwin, dukej po ashtu i emocionuar kur po fliste me Paul për Pirnceshën në dhomën e rrëfimit.

“Është nder i madh që më është ofruar rasti të jem me dikë që i ka shërbyer Princeshës Diana”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat