​Putin me të dashur të re, ish boksierja “Çekan”

Mediale Vip

​Putin me të dashur të re, ish boksierja “Çekan”

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 16:49

Siç bëjnë të ditur disa media në Rusi, presidenti rus Vlladimir Putin ka një të dashur të re për të cilën është spekuluar edhe më herët.

Në fakt në pyetje është ish boksierja ruse Natalia Ragozina e cila në qarqet sportive ka qenë e njohur edhe si “Çekani” dhe atë nofkë e ka fituar pasi që ka qenë e pamposhtur.

Përndryshe, spekulimet filluan para disa ditësh 39 vjeçarja është parë me presidentin Putin në një ndeshje të arteve parciale në Soçi .

Asgjë nuk do të kishte zgjuar kureshtje nëse në rrjetin e Kremlinit nuk do të ishte fotografuar në të cilën të dy të buzëqeshur janë ulur pranë njëri-tjetrit.

Kjo u ka bërë përshtypje e në veçanti përshkrimi i fotografisë:

“Vlladimir Putin ulur pranë ish-boksieres Natalia Ragozina në turne”.

Interesante është se Natalia është e gjatë 188 centimetra, në të vërtetë 21 centimetra më e madhe se presidenti rus.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat