Këpucët e duhura për vjeshtë (Foto)

Mediale Vip

Këpucët e duhura për vjeshtë (Foto)

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 10:20

Ditëve të verës po ju vjen fundi dhe tani është momenti për të pasur në gardërobë këpucët e vjeshtës së këtij viti.
Në një shkrim të tabloidit gjerman Bild thuhet se në muajt në vijim për të pasur këpucë “in” do t’ju duhet të ktheni modën e viteve ’70 dhe ’90.

Ja disa modele që nuk duhet t’ju mungojnë.

Klasike, dyngjyrëshe
Modeli i vetëm i pamposhtur dhe më i preferuari i këpucëve të vjeshtës. Me takë ortopedike ose jo, këtë vjeshtë kjo lloj këpuce preferohet me shkëlqim.

Çorape dhe çizme
Tashmë e dini! Kombinimi i çorapeve dhe çizmeve tashmë nuk është më një trend i ri. Çorapet e ngushta tek kyçi i këmbës tregojnë këmbën më elegante. Këto çizme latex të Dior u përshtaten me këmbë të ekspozuara dhe me funde të shkurtër.


Këpucët me lidhëse
Edhe gjatë verës këto këpucë kanë qenë në modë. Përveç tylit apo qëndisjes, preferohen edhe rripat e shumtë.

Këpucë me lëkurë gjarpri
Edhe këto lloj këpucësh do të jenë trendi i kësaj vjeshte. Sugjerohet të vishen me fustane mbi gju.

Çizmet e gjata
Çizmet e gjata nuk dalin kurrë nga moda, por duhet të bëni kujdes me kombinimin. Do të përshtateshin më shumë me fustane.

Sandale me platformë të lartë
Sandalet nuk duhet t’i largoni nga gardëroba juaj edhe pse vera po ikën. Mund t’i kombinoni me geta dhe çorape.


Këpucë të sheshta mashkullore
Këpucët që shpesh na duken si modele meshkujsh, këtë vjeshtë do të jetën në modë. Nëse i shihni se këmbëve tuaja u përshtaten, mos ju thoni “Jo”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat