Do të zhvishet edhe në të ardhmen

Mediale Vip

Do të zhvishet edhe në të ardhmen

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 08:43

Scarlett Johansson-it duket se më nuk i pëlqen që të jetë e adhuruar nga meshkujt e tjerë dhe dëshiron të jetë një “femër e cila balancon”. “Po kënaqem në madhështinë e të qenit e famshme, por nuk dua që gjithmonë të jem një objekt i epshit dhe nuk dua që gjithmonë të jem ajo vajza të cilën secili mashkull e dëshiron. Ky është një imazh, i cili nuk është i gjykuar të zgjatë përgjithmonë”, ka deklaruar aktorja e bukur për mediet amerikane.

Aktorja 30 vjeçe, e cila ka një fëmijë me gazetarin francez, Romain Dauriac, shpreson se do të jetë njëra prej atyre femrave që arrijnë të balancojnë jetën private, familjen dhe punën. “Jam egoiste kur bëhet fjalë për këtë, sepse dua t’i kem të gjitha. Dua të kem një familje dhe të kënaqem me njerëzit që i dua, por gjithashtu dua të vazhdoj edhe të aktroj.

Natyrisht se nuk do të punoj me tempin e njëjtë siç e kam bërë deri më tani, por nuk dua të heq dorë nga asgjë”, shprehet ajo.

E pyetur nëse do të vazhdojë të zhvishet para kamerës në filmat e saj të ardhshëm, ajo thotë se fakti që tani është e martuar nuk do të thotë se do ta ndryshojë edhe stilin e saj të aktrimit dhe nëse një rol filmi e kërkon edhe zhveshjen e saj, ajo do ta bëjë prapë këtë. “Nëse roli im kërkon që unë të heq rrobat para kamerës dhe të përfshihem në skena seksuale, atëherë do ta bëj këtë sikur që e kam bërë edhe në të kaluarën”, tha ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat