Vajza nga Tirana, lidhja më e re e Ledri Vulës

Mediale Vip

Vajza nga Tirana, lidhja më e re e Ledri Vulës

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 08:12

Të jesh një Playboy i famshëm nuk është edhe aq e thjeshtë. Megjithëse djemtë mund të dëshirojnë që të kenë një famë të tillë, sipas përvojës së Ledri Vulës gjërat nuk janë fushë me lule.

Këngëtari është bërë i famshëm pikërisht për shkak të vëmendjes femërore dhe marrëdhënieve të shumta me femrat, disa prej të cilave me koleget e tij. Por pikërisht në kohën kur dukej se gjithçka shkonte për mrekulli, ishte pikërisht një femër arsyeja pse Ledri u largua nga muzika tre vjet më parë.

Raporti me Dafina Zeqirin e përfshiu në një armiqësi me meshkuj të tjerë reperin, i cili pas rikthimit në muzikë është treguar më i rezervuar dhe i kujdesshëm sa i takon jetës së tij private. Aktualisht Ledri deklarohet "single", megjithatë mësohet se zemrën e tij e ka fituar prej muajsh tashmë një vajzë nga Tirana.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat