Sekretet e dietës së Kim Kardashian

Mediale Vip

Sekretet e dietës së Kim Kardashian

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 07:22

Ja cilat janë dy recetat e saj, para dhe pas dietës.
Ylli i famshëm i reality show-t, Kim Kardashian është e njohur për veshjet, stilin dhe sidomos për pamjen. Një nga njerëzit më të pushtetshëm për momentin në Hollywood dhe që numëron miliona fansa.

Trupi me linja të theksuara është rezultat i një diete, të cilën, tani që është shtatzënë ndoshta nuk e respekton shumë, por i beson sepse i ka sjellë shumë ndryshime.

Kim është fanse e ushqimeve të pjekura dhe ëmbëlsirave, por edhe e përgjegjshme për dëmet që ato shkaktojnë nëse e tepron me masën. Para disa vitesh, ajo merrte shumë kalori nga ushqimi që hante dhe nuk i digjte të gjitha.

Në momentin që filloi të shtonte peshë, vendosi të mbante një dietë më të shëndetshme duke ndryshuar në të njëjtën kohë edhe mënyrën e të ushqyerit, shkruan revista class. Dhe pas kësaj, ajo ndryshoi shumë.

Ja cilat janë dy recetat e Kim, para dhe pas dietës:

Mëngjesi: Një kafe "Starbucks" dhe çokollatë të bardhë "mocha" me krem.

Dreka: Sallatë me boronica dhe arra të ëmbla, mish pule dhe një Diet Coke (pije pa sheqer).

Pasdite: Një kek i vogël.

Darka: Makarona me perime dhe mish pule, biskota dhe akullore si ëmbëlsirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat